Administrata amerikane po heq dorë nga Siria dhe zgjidhjen e çështjes atje po u lë në duar rusëve dhe forcave të Assadit. Edhe pse fillimisht ishte pikërisht Amerika ajo që i kishte trimëruar sirianët të luftonin regjimin e Assadit, madje duke i ndihmuar me armë, logjistikë dhe duke i ushtruar, tani katër vjet më pas sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kery ka harruar edhe takimin e Gjenevës, ku ishte marrë vendim që Assadi të largohet nga pushteti dhe atë t ia dorëzojë Qeverisë së përkohshme. Zyrtarët e lartë amerikanë janë pajtuar që Assadi të mbetet në pushtet përkohësisht, qëndrim ku i njëjtë me autoritetet e Kremlinit dhe të forcave kriminale të Assadit.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …