Jankovska: Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për transformimi i FSK-së në FA

Jankovska: Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për transformimi i FSK-së në FAK

Në vendin tonë po qëndron  për vizitë, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska. Gjatë bisedës me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ajo deklaroi se Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Pas takimit të zhvilluar, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se kanë biseduar për bashkëpunim që e kanë në  fushën e arsimimit të kuadrove dhe fushën e stërvitjeve, por edhe për thellimin e bashkëpunimit, i cili do të bëhet me një marrëveshje që shpresojnë ta nënshkruajnë në muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …