Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj viziton familjen e dy dëshmorëve Përparim dhe Adrian Krasniqi

Kryeministri, Ramush Haradinaj, viziton familjen e dëshmorëve: Përparim dhe Adrian Krasniqi

Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj gjatë ditës së shtune e ka vizituar Xhafer Krasniqin, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit, me të cilin kujtuan Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin që ranë për atdhe. “Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacen Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe. Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurëve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …