Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli: Përmirësimi i imazhit të Kosovës prioritet i politikës së jashtme

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë së përmirësimi i imazhit të vendit është një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme. “Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në shumicën e aktiviteteve të Ambasadave të Kosovës nëpër botë. Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet.

Për këtë qëllim, sot Ministria që unë drejtoj bashkoi në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018. Do të vazhdojë nesër, dhe gjatë vikendit të ardhshëm. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjëve tanë për të punuar në këtë drejtim. Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por, prodhuese e tij. Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …