Tahiri: Marrëveshja për diplomat fillon zbatimin nga 1 marsi

Në Bruksel gjatë javës së kaluar,
delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me
ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për
njohjen reciproke të diplomave të filloj zbatimin më 1 mars 2016. Ministrja për
Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit ka
theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e
zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të
të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë
universitar si dhe nivelet profesionale. Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia
janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës
fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve
sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe
doktoraturat.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …