Kryetari i AAK-së, Ramush
Haradinaj ka thënë se opozita nuk do të ndalet së protestuari, deri në largimin
e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nga pushteti. Duke i quajtur shkelës të
Kushtetutës, ai ka thënë se ata duhet të hapin rrugë që Kosova të jetë vend ku sundon rendi dhe
ligji, dhe të krijohet mjedisi që do të mundësonte zbutjen e papunësisë. Kreu i
AAK-së thotë se duhet të ndërpritet klientelizmi dhe t’i hapet rruga ekonomisë
së tregut. Ai ka mohuar se protestat e fundit dhe hedhja e mollotovëve po i frikësojnë
investitorët e huaj. “Kokteji i molotovit, është gjuajtur në dy-tri raste dhe
në dy muajt e fundit, ndërsa investitorët e huaj ka vite që e kanë braktisur
Kosovën. E kanë braktisur, sepse nuk janë të gatshëm t’i paguajnë pushtetarët
për të hyrë në tregun e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
