Mustafa: Vala dhe Z-Mobile nuk përgjohen nga BIA

Drejtori i Telekomit të Kosovës,
Agron Mustafa e ka quajtur spekulativ një shkrim të botuar në të përditshmen ‘Zëri’,
ku thuhej se Vala dhe Z-Mobile përgjohen nga shërbimi i fshehtë serb, BIA. Sipas
tij, këto teza që qarkullojnë në media “janë sulme të porositura për të dëmtuar
direkt biznesin e Telekomit te Kosovës.”. “Telekomi i Kosovës ka instaluar
teknologjinë komunikuese me të fundit të kompanisë multinacionale Alcatel
Lucent dhe Nokia. Gjenerata e fundit, në të cilën janë investuar qindra miliona
euro”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se shkrimet në fjalë nuk ofrojnë asnjë
fakt se përgjimet kanë ndodhur.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …