leoni

Ministri Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Ministri Hasani promovon turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së

Turizmi është një segment shumë i rëndësishëm për Kosovën. Promovimi i produkteve, shërbimeve, prezantimi i eksperiencave dhe aktiviteteve të ndryshme që nxisin vizitorët për të përjetuar bukuritë e Kosovës është qëllimi primar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që reflekton po ashtu edhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik”, kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në konferencën “Turizmi dhe zhvillimi ekonomik”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, e ku po marrin pjesë ministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian. Ministri Hasani ka thënë se Kosova ofron mundësi të favorshme për zhvillimin e turizmit gjatë katër stinëve të vitit. “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke njohur rëndësinë e turizmit dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të Kosovës, është e përkushtuar që ta zhvillojë një turizëm të qëndrueshëm dhe konkurrues”, ka shtuar i pari i Ministrisë së Tregtisë. Ministri Hasani ka potencuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, autostradës dhe ndërtimi i aeroportit të ri modern do t’u mundësojë turistëve qasje më të lehtë dhe lidhjen me destinacionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …