Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel. Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosja për letërsi. Sekretarja e këtij Unioni, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim ka thënë se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka iniciuar këtë procedurë me dy universitete, atë nga Franca me z. Daniel Leuwers dhe nga Anglia me Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.
Kontrolloni gjithashtu
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
