Wesley Clark

Clark: Popullin e Kosovës e mbaj në mend si ndër më të guximshmit dhe më të qëndrueshmit në Evropë

Ambasada e Kosovës në Uashington sjell video mesazh nga Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti suprem i NATO-s për qytetarët e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë: Popullin e Kosovës e mbaj në mend si ndër më të guximshmit dhe më të qëndrueshmit në Evropë dhe po ashtu e mbaj në mend si popullin më pro-amerikan në Evropë. Tash kur po e festoni 10 vjetorin e pavarësisë, duhet ta kujtoni me shumë krenari atë që është arritur dhe nga ju duam të shikoni drejt asaj që mbetet për t’u bërë në të ardhmen – zhvillimi ekonomik, përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, mposhtja e pasigurive të së kaluarës, izolimit, ndasive dhe shtypjeve etnike, të cilat kanë mbizotëruar me shekuj në Ballkan – për t’u bërë kështu prijës të Evropës së re. Të ardhmen e keni përpara. Keni popull shumë të mirë. Keni miq shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Unë besoj në të ardhmen tuaj të ndritshme.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …