Banorë të fshatit Velikë, në Malit të Zi, përtej Qafës së Çakorrit, nuk pajtohen me marrëveshjen e re për kufirin

Banorë të fshatit Velikë, në Malit të Zi, përtej Qafës së Çakorrit, nuk pajtohen me marrëveshjen e re për kufirin

Banorë të fshatit Velikë, i cili gjendet në shpatet në pjesën e Malit të Zi, menjëherë përtej Qafës së Çakorrit, në kufirin me Kosovën, kanë deklaruar se nuk do të lejojnë luajtjen e kufirit as për një metër në dëm të Malit të Zi. Shkas për tubimin protestues është aneks – marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, të cilëve iu bashkuan përfaqësues edhe nga vendbanimet Murinë e Brezovicë (që shtrihen në drejtim të Plavës) si dhe nga fshatrat Shekullar e Kalludra (në kufi me Rugovën), dërguan mesazh se nuk do të lejojnë lëvizjen e kufirit as për një metër në dëm të këtyre lokaliteteve, si dhe të Malit të Zi. Vendasit kërkuan nga organet shtetërore që ta shpjegojnë në hollësi aneks-marrëveshjen të cilën, siç shprehen ata, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e nënshkroi “thuaja në fshehtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …