Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Prishtinë, Ruairi O’Connelli, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë përmes internetit ka deklaruar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën drejtë integrimit në BE. Gjëja më e mirë për BE-në është se ajo përfaqëson një grup vlerash të përbashkëta për demokracinë evropiane. Unë jam i sigurt se e ardhmja e Kosovës është në BE. Por për të arritur atje duhet shumë punë për të përmbushur kriteret. Ne do të ndihmojmë, ka thënë O’Connelli kur është pyetur se si jetohet në Evropë pasi që Kosova është e izoluar. Ai ka thënë se janë duke punuar për t’i mbështetur disa investitor britanik për të investuar në Kosovë
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
