BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

Numri i kredive ka arritur gati në 500 mijë

Njohës të sistemit bankar të Kosovës kanë deklaruar se numri i kredive ka arritur në 475 mijë kredi. Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada, ka deklaruar se aktualisht, duke u bazuar nga të dhënat e sistemit të Regjistrit të Kredive, sipas raportimeve të bankave komerciale figurojnë në total 474,936 kredi aktive ku përfshihen huat, mbitërheqjet, kredit kartelat, garancionet. Nga ana tjetër, eksperti i sistemit bankar, Milazim Abazi ka thënë se Kosova është vendi i vetmi në Ballkan që ka rreth 35 për qind të GDP-së në kredi. Njohës të sistemit bankar të Kosovës kanë thënë se në marrjen kaq të madhe të kredive ka ndikuar shkalla e lartë e papunësisë dhe kushtet e vështira socio-ekonomike kanë bërë që shumë persona të marrin kredi për financimin e nevoja të ndryshme familjare, por edhe për investime.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …