Pas sulmit kamikaz në qendër të Stambollit, Turqia ka sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duke përdorur tanket dhe artilerinë e rëndë. Autoritetet njoftuan se nga sulmi kanë mbetur të vrarë më shumë se 200 ekstremistë të organizatës terroriste. Për mediat u prononcua edhe kryeministri i vendit, Ahmet Davutoglu. Ai tha se kjo ishte një përgjigje e shtetit turk ndaj terrorizmit, duke shtuar se në javët në vijim, Ankaraja mund të lansojë edhe sulme ajrore. Nga shpërthimi kamikaz në Stamboll humbën jetën 11 persona, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas gjermanë. Sulmi u ekzekutua nga një shtetas që vinte nga Arabia Saudite, i quajtur Nabil Fadli. Ai kishte hyrë në Turqi përmes Sirisë duke u regjistruar si një refugjat. Pas hetimeve, autoritetet konfirmuan se ai ishte një militant i Shtetit Islamik. Autorësia e sulmit u mor përsipër edhe nga vetë organizata terroriste nëpërmjet një postimi në internet.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga
Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
