Kuvendi i Kosoves

Deputetët e VV-së kanë braktisur seancën në shenjë proteste për ndaljen e fjalës së deputetit Krasniqi

Pas ndaljes së fjalës së deputetit, Frashër Krasniqi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës. Pas lëshimit të seancës, deputeti, Frashër Krasniqi ju është drejtuar medieve dhe deklaroi se mandatin për deputet në Kuvendin e Kosovës ia kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe jo Kadri Veseli. Ai theksoi më tutje se në foltore donte të fliste për vuajtjet që u janë shkaktuar familjeve të tyre në këto dy vitet e fundit. Rasti i montuar kundër nesh është rasti më i turpshëm në këtë vend, theksoi ai në mes tjerash. Ndërsa, shefi i Grupit parlamentar Glauk Konjufca tha se sot nuk do të kthehen në seancën e Kuvendit, dhe se do ta shprehin shqetësimin e tyre për shkelje të procedurave në Kuvendin e Kosovës. Ai shtoi më tutje se sotVeselit i doli fytyra e vërtetë. Mënyra se si ia ndali fjalën që është e drejtë elementare dhe se si mu qas mu si shef i Grupit parlamentar të VV-së në Kuvend, tregon qartë se Frashërin ende e konsideron terrorist.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …