Në nderim të “Epopesë...” ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Në nderim të “Epopesë…” ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari

Me rastin e manifestimit jubilar të 20 vjetorit  të “Epopesë së UÇK-së”, rezistencës heroike të familjes Jasharaj, të luftëtarëve tjerë, si dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, sot ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë madhorë të FSK-së, zyrtarë të lartë të ministrisë, bënë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz. Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së bënë vizitë në familjen Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Me këtë rast ministri Berisha para mediave deklaroi: “Ishim sot në vizitë në familjen Jasharaj, për të qenë pjesë e  kësaj ceremonie, pjesë e përballimit të këtyre kujtimeve të ditëve të vështira,  që i kanë pasur. Siç e dimë kanë qenë ditë të vështira për familjen Jasharaj dhe për të gjithë popullin  shqiptarë. Kemi pasur dëshirë të jemi pjesë e kësaj ceremonie, kjo është një frymëzim për të gjithë neve, që të vazhdojmë me punën tonë drejt forcimit të shtetit  tonë, institucioneve shtetërore dhe të institucioneve të sigurisë. Unë mendojë se çdo herë e më shumë  do të vijmë me vlera raportuese, në çdo përvjetor dhe të njihen me to të gjithë qytetarët”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …