Enveristët e Kosovës kërkojnë kthimin e eshtrave të Enver Hoxhës në Monumentin “Nënë Shqipëri”

Enveristët e Kosovës kërkojnë kthimin e eshtrave të Enver Hoxhës në Monumentin “Nënë Shqipëri”

Kryetari i Lëvizjes popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”, Remzi Hasani, ia ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me të cilën ka kërkuar rikthimin e eshtrave të ish- udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha dhe të shokëve të tij, në monumentin “Nënë Shqipëri”. Në të kundërtën, ai ka kërcënuar se do të ankohet për vandalizmin e monumenteve në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, në UNESCO  dhe në OKB.

Në letrën e tij, profesor Remzi Hasani ka shkruar:

I nderuari Z.kryeparlamentar në emër të enveristëve kosovarë, i bëjë apel shkëlqesisë suaj dhe parlamentit të Shqipërisë që në afatin sa më të shkurtër që të jetë e mundur, me vendim parlamentar ti riktheni eshtrat e Enver Hoxhës, dëshmorëve të Shqipërisë dhe njerëzve të mëdhenj të atdheut, te varrezat e dëshmorëve të kombit, në monumentin nënë Shqipëri.

Siç është e njohur botërisht z. kryeparlamentar kur shovinistët serb në vitet 90-ta, në mënyrën më klasike e pushtuan Kosovën, ata pasi vranë e prangosën me mijëra shqiptarë kosovarë, filluan publikisht ti rrëzojnë përdhe edhe shtatoret dhe monumentet e lavdishme të shqiptarëve jashtë trungut etnik. Për fat të keq në ato rrethana, nëntoka serbe stuhishëm depërtoi edhe në Shqipëri, sepse edhe atje gjeti një lugetër serb të tipit të Ali Shkuriut e Rrahman Morinës por që ky quhej Sali Berisha.

Kjo fundërrinë serbe siç e keni të njohur edhe ju bëri që në vitet 90-ta Shqipëria të merrte flakë dhe të digjej në zjarr të cilit pa mëshirshëm po i frynte propaganda demagogjike e asaj dekade. Kazma e shkatërrimit të vendit po gumëzhinte si vullkan. Fill pasi Shqipëria u shkrrye në baltë sulmi vazhdoi edhe për ta djegë e denigrua edhe historinë e lavdishme të saj. Nëntoka serbe e shpërfaqur në Shqipëri përmes frymës së Berishës nuk kishte të ndalur. Ajo për t’u hedhur si shpëtimtare e vetme e shqiptarëve e filloi edhe zhvarrimin e dëshmorëve dhe njerëzve të mëdhenj të atdheut, për ti vendosur aty më pastaj eshtrat e banditëve të demokracisë.

Kujtoj Z.kryeparlamentar se ju më mirë se çdo kush tjetër e keni të ditur se ato veprime përpos që ishin të paligjshme, ishin edhe një terror klasik i historisë së popullit dhe vendit tonë. Z.kryeparlamentar ne kujtojmë se të bësh një padrejtësi në dëm të atdheut dhe historisë më të lavdishme të popull it tënd siç ishte ai që e bëri Berisha, është një krim i rëndë i dënueshëm dhe shumë i kushtueshëm për një popull. Por edhe të mos evitosh një përbuzje monstruoze që i është bërë historisë më të përgjakshme dhe më të lavdishme të popullit tënd nëse të është dhënë rasti historik, është e pafalshme.

Është në dorën tuaj që ti jepni zgjidhjen e merituar kësaj çështje. Nuk do të ishte e drejtë që me 29 Nëntor të shkoni te varrezat e dëshmorëve të kombit të përuleni dhe ti vlerësoni ato në piedestal dhe në anën tjetër të shpërfillni plejadën udhëheqëse të asaj lufte sepse këtë nuk e dëshiron Berisha me aradhën e tij të shkatërruesve të Shqipërisë.

Zotëri kryeparlamentar në rrethanat kur kryexhelatit të Shqipërisë, Ahmet Zogolli I-rë janë kthyer eshtrat në atdhe dhe i bëhet nderim i lartë, e i cili te shqiptarët është i njohur si njeriu që shiti Shën Naumin dhe Vërmoshin dhe me ndihmà «n e kralit të Serbisë- Nikolla Pashiq, dhunshëm erdhi në pushtet edhe në kohën kur Shqipëria po hynte në fazën e pushtimit fashist, ky monark faqezi, akoma pa u dëgju krisma e parë e pushtimit , mblodhi thesarin kombëtar, e vodhi atë dhe si me kalvar dasmorësh ia mbathi jashtë qiellit të Shqipërisë ndërsa varësit e tij që kishin ngelur në atdhe, pa kaluar 24 orë u vunë në shërbim të fashizmit. Sot në vendin që ju e administroni fatkeqësisht ju thuren epitete lavdie, e në anën tjetër janë të prangosur dhe të hedhur në humnerë ato djem dhe vajza të cilët jetën e tyre e mbollën në flakën e çlirimit të Shqipërisë e kjo për neve është një aventurë e pafalshme për shoqërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar. Neve nuk na bënë përshtypje qëndrimi I Berishës për vlerësimin që ai u bënë njerëzve të cilët gjithmonë e mbanin të ndezur idenë e çlirimit dhe ndërtimit të Shqipërisë, sepse ai që në vitet 90-ta mbi supe e kishte hedhur petkun e zi të demokracisë fashiste në Shqipëri.

Fundja tradhtarët s’kanë vlera tjera për ti përfillur, përpos tradhtisë. Nuk është çudi që nga ajo elitë zuzarësh një ditë do ti kthehen kockat në Shqipëri edhe Esat Pashë Toptanit, e ti hedhen në humnerë Avni Rrustemit. Ne sa për suitën e Berishës e kemi tërësisht të qartë se ai për shqiptarët përbënte një epokë edhe më të përgjakshme se ajo e pushtimit fashist. Por dorën në zemër presim nga ju Z.kryeparlamentar që të rregulloni atë që mund të rregullohet në këto rrethana, pasi edhe rrjedha e juaj familjare e edhe e formacionit politik që e udhëhiqni mund të themi se janë shpresë e Shqipërisë. Z.kryeparlamentar aktualisht qeveria juaj po e negocion çështjen e heqjes së gjendjes së luftës me Greqinë. Është bërë e ditur se pala greke në mes tjerash kërkon si kusht për suprimimin e luftës ngritjen e varrezave për ushtarët grek të rënë në Shqipëri, mandej edhe për ata ushtarë që u vranë në luftë për pushtimin e Shqipërisë.

Konsiderojmë se sot tu bësh varreza dhe tu ngritësh monumente lavdie pushtuesve të Shqipërisë dhe në anën tjetër ti mbash të shkulur nga varrezat e dëshmorëve të kombit personalitetet si: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Vasil Shanto, Kajo Karajfili etj është një përbuzje tmerruese e luftës dhe historisë moderne të popullit tonë, por njëkohësisht edhe një praktikë e dënueshme nga gjeneratat e tashme dhe të ardhme të popullit shqiptar.

Shpresoj se do të dëshmoni me veprime konkrete se së pari jeni udhëheqës dinjitoz i vendit tuaj, e mandej aq sa respektoheni edhe ti respektoni ndërkombëtarët. Besojmë fuqishëm se e keni guximin dhe diturinë, ne do të dëshironim që ta keni edhe kurajon që këtë çështje ta vendosni njëherë e mirë. Çështjen të cilën po ua apelojmë kërkon aksione konkrete e jo retorikë fjalësh. Në qoftë se kërkesa jonë shpërfillet atëherë ankimin për vandalizmin, dëmtimin dhe falsifikimin e varrezave të dëshmorëve të LNÇ-së në Tiranë do ta bëjmë duke filluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe s’do të ndalemi deri në UNESKO Strasburg dhe OKB.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …