Kuvendi i Kosovës

Seanca për demarkacionin do të mbahet më 20 mars 2018, në orën 16:00

Seanca për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi do të mbahet më 20 mars 2018, ditë e martë në orën 16:00, ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentari,  Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Avdullah  Hoti tha se GP i LDK-së shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet. Ndërkaq, kryekuvendari Kadri Veseli tha se mbledhja e Kryesisë u bë me qëllim të caktimin të datës së kësaj seance. Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë, demarkacioni është në interes të të gjithëve. Besoj se më 20 mars kjo çështje do të përfundojë tha Veseli duke veçuar se është arritur konsensus i  plotë për ta votuar demarkacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …