Opozita anulon një aktivitet për shkak të të reshurave të shiut

Tri subjektet opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe
Nisma për Kosovën kanë anuluar një aktivitet të paraparë për ditën e sotme. Këto
tri parti kishin paralajmëruar mbajtjen e një aktiviteti në sheshin ‘Skënderbeu’
në Prishtinë. Përmes një njoftimi për medie, opozita ka njoftuar se ky
aktivitet është shtyrë për shkak të të reshurave të shiut. “
Aktiviteti i subjekteve opozitare i
paraparë të mbahet sot në ora 12:00, është anuluar për shkak të motit me shi”,
thuhet në njoftimin e dërguar për media. Përdryshe, tri partitë opozitare kanë
paralajmëruar protestë më 9 janar, përmes së cilës sërish do të kundërshtojnë
marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë dhe Malit të Zi, por do të kërkojnë edhe
shkarkimin e qeverisë në krye me Isa Mustafën.   

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …