Tahiri: Në mars Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik

Ministrja për Dialog, Edita
Tahiri ka bërë me dije se marrja e kodit shtetëror telefonik do t’i sjellë
Republikës së Kosovës përfitime në planin politik, ekonomik dhe të sigurisë, si
dhe të do mundësojë shërbime më cilësore dhe me kosto më të favorshme për
qytetarët. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ministrja pa portofol
ka thënë se me fuqizimin e këtij kodi do të mbyllen të gjitha kodet e tjera
telefonike që kanë qenë në përdorim. “Në muajin mars Kosova e merr zyrtarisht
kodin, ndërsa faza e zbatimit të këtij kodi, sipas ekspertëve të telekomit dhe
autoritetit rregullator telekomunikues, kërkon një periudhë të caktuar kohore
derisa të bëhet migrimi teknik nga të gjitha kodet në një kod, që nënkupton edhe
ndërrimin e SIM kartelave”, ka thënë ministrja, Tahiri. Ajo, poashtu, ka bërë të
ditur se takimet në nivel teknik do të fillojnë në pjesën e dytë të janarit,
kurse pas tyre do të vijnë edhe takimet e kryeministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …