Sërish ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, sërish hidhet gaz nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Disa deputetë të Vetëvendosjes sërish shpërndajnë gaz lotsjellës në Kuvend

Ka dështuar edhe përpjekja e dytë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të votuar demarkacionin, meqë deputetët e Vetëvendosjes  sërish hodhën gaz lotsjellës dhe  kryetari i Kuvendit sërish kërkoi pauzë. Ndërkohë, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se koalicioni qeverisës i ka votat për të kaluar demarkacionin.  I kemi votat, demarkacioni do të kalojë sot. Kjo temë, tepër monotone, duhet të përmbyllet sot ka saktësuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …