Shkodra: Grafitet kundër presidentes, huliganizëm që tejkalon lirinë e shprehjes

Kryetarja e Gruas së Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra ka thënë se grafitet që sulmojnë kryetaren,
Atifete Jahjaga, janë vepër e shëmtuar. Ajo ka vlerësuar se këto grafite tejkalojnë
lirinë e shprehjes dhe bëjnë pjesë në huliganizmin politik. “
Për më tepër kjo është edhe një
sulm ndaj gruas në përgjithësi dhe si i tillë, është i papranueshëm. Në e
dënojmë fuqishëm këtë akt të ulët dhe njëkohësisht të dënueshëm. Nuk duam të
besojmë se prapa këtij veprimi, mund të jenë interesat politike të kujt do qoftë”,
ka thënë Shkodra.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …