leoni

Albin Kurti: Ratifikimi i demarkacionit me Malin e zi është legjitimim i tradhtisë së Hashim Thaçit

Albin Kurti: Ratifikimi i demarkacionit me Malin e zi është legjitimim i tradhtisë së Hashim Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e zi është legjitimim i tradhtisë së Hashim Thaçit dhe kjo marrëveshje e ratifikuar, sipas Kurtit, të premten do të shkojë në Bruksel për të vazhduar marrëveshjen me “Zajednicën”. “Ky regjim dëshiron t’i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Demarkacionin’, është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Zajednicën’, është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Servilizmi ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës)”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin jetësor të qytetarëve

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se rritja e çmimit të energjisë elektrike …