Prokuroria e Shtetit

Prokuroria e Kosovës filloi procedurat kundër deputetëve të Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës sot në Kuvend

Prokuroria e Kosovës ka filluar  procedurat kundër deputetëve të Vetëvendosjes të cilët hedhen gaz lotsjellës në seancë për dy herë radhazi gjatë ditës së sotme. Beka thotë që secili prej deputetëve që gjuan gaz do të arrestohet. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ymer Beka, ka konfirmuar se Policia ka pranuar emrat e deputetëve që kanë hedhur gaz dhe se hetimet po vazhdojnë. Beka thotë se secili që hedh gaz që nga ky moment do të arrestohet. “Prokurori kudestar ka dhënë urdhër që secili që hedh gaz apo me ndonjë mjet tjetër në Kuvend që të arrestohet. Disa orë më parë, deputetët e Vetëvendosjes,  Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba, kanë hedhur gaz lotsjellës dy herë brenda sallës së Kuvendit. Seanca është ndërprerë dhe tash për tash nuk dihet se kur do të rifillojë.  Ndërkohë bëhet e ditur se janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës në ambientet e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …