Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Serbia po demonston forcë në Kosovën Lindore me qëllim që shqiptarët të ikin nga trojet e tyre

Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike të quajtur, “Sadejstvo 2108”, e cila është planifikuar të kryejë manovra në komunat e Kosovës Lindore. Mbrëmë mbi Preshevë kanë ateruar aeroplanët e forcane ajrore të Serbisë.

Pa dyshim, edhe ky veprim shantazhi ndaj popullatës shqiptare të tri komunave të Kosovës Lindore, bënë pjesë në skenarin e shovinizmit serbo-rus. Mund të besohet me bazë se edhe ky veprim i çetnikëve të Beogradit, është pjesë e një objektivi të paracaktuar. Të detyroj popullatën shqiptare – shumicë në Luginën e Preshevës të shpërngulet apo të kërkoj ribashkim me Kosovën. Krejt kjo e kalkuluar deri në imtësi në kabinetin e gjeneralit Dikoviq, për ndarjen e Kosovës, duke i shkëputur asaj Veriun, si dhe për të krijuar rrethanat për vendosjen e kufirit Kosovë-Serbi, aty ku fillon pjesa veriore e qytetit të Mitrovicë- në lumin Ibër.

Në kuadër të këtij kalkulimi janë: provokimi i çetnikut fodull, Gjuriq, si dhe dyndja e njësive të blinduara të ushtrisë serbijane, përfshirë këtu tanket M-84 dhe T-72, pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, në Rashkë, Merdarë, Tabëll, afër Preshevës dhe Bujanocës…

Të gjitha këto veprime të shovinistëve serbo-rus, nuk janë ndonjë befasi për ne shqiptarët. “Befasia” kryesore të cilën nuk e kemi pritur, është mos reagimi i KFOR dhe EULEK-it, apo thënë edhe më troç mos reagimi i SHBA-ve dhe BE, pse jo edhe i KS të OKB-së, ndaj kërcënimit që sërish po iu bëhet shqiptarëve, nëpërmjet vringëllimës me armëve nga Beogradi!

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …