Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Daçiq po i shërben agjendës së Rusisë kur flet për ndarje të territoreve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar sot deklaratat e ministrit te Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka bërë deklarata për ndarjen e Kosovës, përsëri. Hoxhaj tha se kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq flet për ndarje, ai flet në emër të Rusisë. Mesazhi i tij për ndarjen nuk i drejtohet vetëm Kosovës, thotë Hoxhaj, por edhe për Bosnjën, dhe njëherit i shërben interest rus në Ballkan, në Ukrainë dhe kudo tjetër. Këto komente Hoxhaj i bëri në Twitter, pasi gazeta serbe Danas publikoi deklaratat më të fundit të Daçiq, ku ai thotë se Kosova do ta pranonte ndarjen por që ndërkombëtarët nuk po e lejojnë një gjë të tillë. Serbia vazhdon të lobojë për ndarjen e Kosovën në baza etnike, mirëpo një gjë e tillë është kundërshtuar kategorikisht si nga skena politike kosovare ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …