Departamenti amerikan i Shtetit
ka kryer një hetim mbi çështjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por ka
arritur në përfundimin se Marrëveshja e 26 gushtit, e nënshkruar nga ministrat
e Punëve të Jashtme, Igor Lukshiq dhe Hashim Thaçi, nuk cenon territorin e
Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë,
thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit në bazë të analizës së hartave, vlerëson
se është respektuar kufiri i përcaktuar qysh në vitin 1974. “Pas një rishikimi të hartave të
vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni
për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se
vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën
e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen
detajisht me kufirin e propozuar në vitin 2015”, thuhet në letrën e
Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
