Qeveria britanike është ardhur në përfundim se regjimi i Asadit duhet të ndëshkohet

Qeveria britanike është ardhur në përfundim se regjimi i Asadit duhet të ndëshkohet

Pas analizimit të situatës në Siri dhe përdorimi i armëve kimike ndaj qytetarëve sirian nga regjimi i i udhëhequr nga Bashar Al Asadi, Qeveria britanike është ardhur në përfundim se regjimi i Asadit duhet të ndëshkohet. Anëtarët e kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe kanë rënë dakord që regjimi i Assad të ishte përgjegjës për sulmin kimik, duke rënë dakord se përdorimi i armëve kimike nuk duhet të kalojë i pandëshkuar. BBC-ja njofton se kryeministrja britanike, Teresa Mei është duke u përgatitur të ndërmarrë masa kundër regjimit të Asadit pa kërkuar më parë pëlqimin parlamentar. Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ka prova që qeveria siriane sulmoi qytetin Douma me armë kimike fundjavën e shkuar. Ai ka shtuar më tutje se Franca nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim që mund të dëmtojë stabilitetin në rajon. Por regjimet që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan, përfshirë aktet më të rënda që shkelin ligjin ndërkombëtar, nuk duhen lejuar të veprojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …