Sulmohet shtëpia e kryetarit të ADS-së të Tutinit, Salih Hoti, pushteti në Serbi hesht

Sulmohet shtëpia e kryetarit të ADS-së të Tutinit, Salih Hoti, pushteti në Serbi hesht

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut njofton se natën ndërmjet të dielës dhe të hënës në oborrin e shtëpisë familjare të ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj partie, Salih Hotit, në Tutin, është aktivizuar mjeti shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese, raporton “Danas” i Beogradit.  Sipas komunikatës së kësaj partie, sulmi kundër Hotit është pasojë e qëndrimit tolerant të organeve të pushtetit ndaj sulmeve që u bëhet përfaqësuesve të boshnjakëve, në Serbi, thuhet në komunikatën e SDA të Sanxhakut. Kjo parti kërkon të ndriçohen krimet ndaj boshnjakëve të Sanxhakut, dorasët të dënohen dhe që të harmonizohet struktura kombëtare e të punësuarve në organet shtetërore me autorizime publike me atë të strukturës kombëtare të popullsisë në komunat e Sanxhakut.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …