Ambasadori anglez, në Beograd Denis Keefe ka thënë se nuk ka asgjë të fshehtë në platformën negociuese të Bashkimit Evropian për kapitullin 35 që ka të bëjë me Kosovën. Procesi i negociatave me Brukselin është konfirmuar si duhet e Serbia sapo ka bërë njërin nga hapat e rëndësishëm – hapjen e kapitujve të parë. Në vërejtjen se Brukseli procesin e integrimeve evropiane e lidh drejtpërsëdrejti me përparimin e dialogut të Beogradit e të Prishtinës, Keefe ka thënë, për gazetën Veçernje Novosti të Beogradit se BE këtij dialogu i kushton shumë kujdes. Në procesin e dialogut, ka thënë ai, të dy palët kanë përgjegjësi. “Dialogu po zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së dhe të gjithë duhet ta luajnë rolin që e kanë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
