J. Stoltenberg: Dëshirojmë apo jo, duhet ta pranojmë se Turqia luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s

J. Stoltenberg: Dëshirojmë apo jo, duhet ta pranojmë se Turqia luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se se Turqia luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s. Dëshirojmë apo jo, duhet ta pranojmë se Turqia luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s”, tha Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjeve të një përfaqësuesi gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Holandës. Ai kujtoi se Turqia ka luftuar  terrorizmin prej vitesh, duke theksuar nevojën për të treguar mirëkuptim për atë vend. “Ne nuk duhet të harrojmë se asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk lufton kundër sulmeve të tilla terroriste. Turqia është një aleat shumë i rëndësishëm“, tha Stoltenberg. Pas adresimit të një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme, Stoltenberg mbajti një konferencë shtypi në ndërtesën e qeverisë së bashku me Kryeministrin holandez Mark Rutte. (Anadoly-Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Mendoj se duhet të nxjerrim një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri

Daut Haradinaj kritikon Qeverinë pas vizitës së grupit serb në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Deputeti i Aleancës , Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vizitës së një …