Ushtarët e Kosovës tregohen të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara në Garën e Luftëtarit më të Mirë

Forca e Sigurisë së Kosovës mban ushtrimin “Shqiponja 6”, 12 shtete me trupat e tyre ushtarake marrin pjesë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se në fillim të muajit maj në Kosovë do të mbahet ushtrimi ‘Shqiponja 6’. Ai ka thënë se pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake.

“Këtë vit jemi pjesë e 11 ushtrimeve fushore që do të ndodhin në rajon dhe më gjerë. Ajo që është më e rëndësishmja, në fillim të muajit maj në Kosovë do ta kemi ushtrimin ‘Shqiponja 6’. Pra, është hera e parë që ky ushtrim nuk do të jetë nacional, por internacional. Pjesëmarrëse në këtë ushtrim do të jenë 12 shtete me trupat e tyre ushtarake. Natyrisht se për këtë ushtrim i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet me partnerët tanë, ndërsa tani e presim zbatimin e këtij ushtrimi”, ka thënë Rama, duke shtuar se FSK-ja merr pjesë edhe në shumë ushtrime të përbashkëta, qofshin ato rajonale apo globale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …