Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit. Policia ka arrestuar nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit rlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, si dhe deputetët: Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli. “Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve. Këta deputetë i shtohen deputetëve të arrestuar më parë po atë ditë, të cilët janë Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Numri total i deputetëve të arrestuar më 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13. Deputetët e arrestuar janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Ismajl Kuteshi dhe Haxhi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi
Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
