RKL: Kirilli e Janullatosi “pushtuan” Tiranën dhe bekuan vrasësit e shqiptarëve, në praninë e Ilir Metës

RKL: Kirilli e Janullatosi “pushtuan” Tiranën dhe bekuan vrasësit e shqiptarëve, në praninë e Ilir Metës

Në praninë e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe qeveritarëve në Tiranë, dy patriarkët ortodoksë, ai i Rusisë Kirill dhe partiaku pangrek, Janullatos,  bekuan vrasësin e shqiptarëve, satanain e   quajtur Shën Kozma, i cili kishte hapur 300 shkolla greke në Shqipërinë e jugut dhe i kishte greqizuar shqiptarët qysh në shekullin 18-të.   Patriarku i Kishës ortodokse ruse, Kirill, në ditën e dytë të vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë, bashkë me Kryepeshkopin grek Anastas Janullatos zhvilluan meshën në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytetin e Shqipërisë. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ambasadorja grekë, Eleni Sourani, si dhe klerikë të ndryshëm, rusë e grekë.

Në fund të meshës kryeprifti rus, Kirill, vlerësoi figurën e “Shën Kozmait”, për të cilin historiani i mirënjohur e atdhetar, Pëllumb Xhufi thotë se  “sot nuk ka grek që t’i njohë “shenjtorit” anti-shqiptar, gjysmanalfabet nga Etolia dhe varrit të tij në Kolkondas, ndonjë vlerë tjetër veç asaj të greqizimit të popullsisë ortodokse të Myzeqesë në të kaluarën  dhe të një hipoteke absurde në tokat e shqiptarëve, sot. Me këtë synim të mbrapshtë, shën Kozmai është futur qëllimshëm në kalendarin e kishës Ortodokse dhe besimtarët e Myzeqesë e nderojnë atë, pa ditur cili është dhe përse. Njëlloj si besimtarët myslimanë të Petrelës të cilët, nuk dinë përse nderojnë tyrben e Ballaban Pashës, tradhtarit dhe armikut të Shqipërisë, ka shkruar me këtë rast historiani i mirënjohur shqiptar, dr. Pëllumb Xhufi.

Muaj më parë kryetari i  Shqipërisë, i cili ka përkrahjen vetëm të  pesë për qind të shqiptarëve, Ilir Meta, i postuar në krye të Shtetit nga pazaret politike me Edi Ramë,   i kishte dhënë shtetësinë, pas 25 vjet shërbesë ortodoksisë greke,  priftit satana, Janullatos, për ta siguruar mbështetjen, drahimitë greke dhe kapitalin që ka investuar në bankat e gjitonit helen.

Edi Rama,  për të qëndruar në pushtet, tani kur po ia dridh postin, Sali Berisha, ia plotëson  një nga një kërkesat Greqisë,  të cilat “padrejtësisht” për 70 vjet ia kishte pas mohuar regjimi komunist i Enver Hoxhës. Rama dhe Meta edhe pse  të armiqësuar mes veti, ( gruaja e Metës Kryemadhja, Ramën e quan qen, krejt pa të keq, krejt normale  për gjuhën e saj të përdalë)  ata ulin kokën e  bëhen miq të devotshëm të Tsiprasit, Kocit, Vuçiqit e Daçiqit.

Në bisedime me grekët Ditmir (Ditzi) Bushati ka pranuar “mbjelljen”  me  eshtra grekë në tërë jugun e Shqipërisë, por nëse nuk gjenden aq sa kërkon Janullatosi, atëherë vazhdojnë të blejnë eshtra shqiptarësh, pavarësisht fesë, sepse në eshtra nuk zbulohet dot synetia e eshtrave të myslimanëve. Po nëse nuk mjaftojnë këta eshtra, dhe me siguri se nuk do të mjaftojnë, meqë falsifikatorët grekë e serbë shifrave matematikore  të tyre ua shtojnë, në mos më shumë një zero po se po, dhe nga  800 pjellin 8.000 mijë,  mund të gërmojnë edhe eshtra kafshësh, kuajsh e gomarësh,   me rëndësi është që përmbi t’iu vendoset një kryq, se edhe ashtu ata janë pa emra, pa identitet, pa iu shtruar testit të ADN-së, thjesht kërkohen eshtra grekësh që lanë kockat duke u munduar ta aneksojnë Jugun e Shqipërisë.

Po jo vetëm kjo, duket sheshit se  Ditmiri  ua ka  garantuar edhe pjesën aq të përfolur detare, por për një rast më vonë. Ilir Meta i ka dhënë shtetësi shqiptare shkatërrimtarit të Kishës Autonome Shqiptare të Fan Nolit, priftit Janullatos,  ndërsa Koci dhe Ciprasi u duartrokasin duke i lavdëruar shqiptarët, të cilët më në fund iu plotësuan kërkesat bijve e nipave të Napoleon Zervës, kriminelit, i cili vrau e masakroi dgjetë mijëra shqiptarë vetëm sepse ishin myslimanë, dhe nuk kërkuan asgjë për këmbim. Pazar i pastër me fqinjin, i cili edhe ashtu e ka greqizuar fetarisht jugun e Shqipërisë.

Çamët heshtin e heshtin, duke luajtur vallen e Osman Takës, heshtin  ashtu si vetë hija e tyre e vdekur në trojet e Çamërisë.

Qeveria Çame e Kamaranit të Drenicës  nuk bëhet e gjallë, që nga shpallja e saj vite më parë, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar lëviz herë pas herë me deklarata puro patriotike,  Çamët nëpër Gjermani e gjithandej mundohen të na bindin se të parët e shqiptarëve të jugut paskan qenë  pellasgos, pra puro antikë, por grekët nuk merren me fjalë e me rrahje gjoksi. Ciprasi, Kociasi, ua thonë hapur, se nuk ka ekzistuar as ekziston  Çamëria, arvanitasit janë ajka e patriotizmit grek  ndërsa këndojnë në kor këngën e tyre të preferuar se me “lëkurët e shqiptarëve do të rregullojnë opinga dhe brezare”. Arvanitasit  e mirë, në vend të lëkurës së myslimanëve, këndojnë “do ta pres kocidhetë…”, “Ra kapana e Papadisë” dhe dehen  duke pirë verë në kujtim për këngët e të parëve.

Liturgji-orgjia e krerëve të krishterimit ruso-grek në Shqipëri, është një tregues tjetër që shpërfaqë mirëfilli gjendjen kaotike morale, fetare e kombëtare,  që mbretëron në Shqipëri, krerët e së cilës janë ograisur pas parajsës që quhet bashkim Evropian, sikur dikur ishin ograisur pas komunizmit, të cilin e paragjykonin si shpëtim përfundimtar për Shqipërinë dhe krejt botën.

Gjatë vizitës së tij në Gjermani, kryeministri, Edi Rama, i njohur për batutat e tij me vend e pa vend, i ka bërë të ditur zonjës së madhe, Angjela Merkel, se shqiptarët nuk janë vetëm myslimanë por edhe të krishterë, andaj për hir të krishterëve shqiptarë, katolikë, (sepse ortodoksët i mori Greqia e Janullatosit, tani edhe “Babushka” Kirill i Rusisë)  ta ndihmojë Shqipërinë, e cila aq shumë vuan, e djegur fare në dashurinë platonike që shpreh për BE-në. Po mjerisht, katolikët janë krejt pak në numër dhe duket se nuk ia mbushin syrin zonjës, Merkel, as krerëve të BE-së, sado që disa prej atyre, vëllezërve tanë   janë aq trima sa kërcënojnë edhe Milosheviqin e vdekur që i ka lë gjallë 1.900.00 shqiptarë myslimanë në Kosovë… BE-ja  do të dëshironte qe Shqipëria për hir të perspektivës së saj të ishte puro e krishterë si për shembull Serbia, Greqia, Bullgaria e vende të tjera të Ballkanit. Por me një Shqipëri  të tillë nuk do të pajtohej Erdogani dhe kështu Edi Rama ndodhet mes dy zjarreve, që përcëllojnë ashtu sikur i ka përcëlluar historikisht shqiptarët pacifistë, Roma, Bizanti, Turqia e të tjerë deri te BE-ja, pavarësisht se kjo ndodhet në agoni dhe nuk do ta bëjë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …