Kadri Veseli: Italia në krah të Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim, kryetaren  e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën biseduan për zhvillimet politike, perspektivën evropiane të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë, për marrëdhëniet bilaterale të cilat ekzistojnë midis dy vendeve dhe parlamenteve respektive. Duke e falënderuar znj. Casellati për vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Republika e Kosovës i konsideron vlerë të veçantë raportet shumë të mira që ka ndërtuar me shtetin italian. Ai tha se këto raporte kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, tha se Italia e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro- atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Heqja e pragut zgjedhor shmang ngërçet institucionale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka propozuar heqjen ose uljen e pragut zgjedhor si …