Fehmi Agani

19 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Agani

Sot bëhen 19 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së Fehmi Agani. Ai u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, po përpiqej të ikte nga Kosova me trenin që rrugëtonte për në Maqedoni. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave përfundon në 27 komuna, vazhdon në 11 të tjera më 1 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave në Qendrat …