Forca e Sigurise se Kosoves

NATO duhet të punojë me shtetin e Kosovës për krijimin e një force ushtarake të vogël, me tipare mbrojtëse

Në këshillat që jepen për diplomacinë amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor theksi vihet edhe tek nxitja e Bashkimit Europian për ta kthyer në agjendë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe krijimi i Ushtrisë të Kosovës, e pajisur me armatim të lehtë, pa iu lejuar vetoja Serbisë  Raporti i  titulluar “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor – Përshkrim politikash për diplomacinë amerikane”, ky raport 24 faqësh – ndër autorët e të cilit është, Frank Wisner, dikur ndërmjetës i diplomacisë amerikane në bisedimet për statusin final të Kosovës përmend ngecjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve si tregues i rrezikshëm i kthimit në një konflikt të ngrirë të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. “NATO duhet të punojë me shtetin e Koovës për krijimin e një force ushtarake të vogël, të pajisur lehtë, me tipare mbrojtëse. Ky proces duhet të rrjedhë përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por Serbisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos”, thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …