Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Dashuria dhe solidariteti jane virtytet më të larta te njeriut

Klosharet “clochard” amerikane dhe ata te Parisit kane  ngjashmeri, ata flejne kudo, shkurreve nen ura, ne vendet afer kapriatave ngjitur me gypat e avullit, ka nder ta gra e burra, ngjane nder ta te kene qene dikur te pasur, apo te kene diplomuar ne njeren nga universitetet amerikane, i shoh rruges me tabela perpara, as nuk bezajne, ndonjeri kerkon pune per ushqim, ka nder ta qe kam njohur qe flejne ne vetura te vjetra qe i kane edhe banese, ata levizin nuk rrin ne nje vend…

Mos u befasoni nese i shihni afer shtepise se bardhe, apo objekteve te rendesishme te vendit, shume nga ta te trajnuar qe veshtrojne levizjet e njerezve te dyshimte, ata i sheh edhe ne biblioteke, lexojne shtypin, libra, pra jetojne jeten e tyre te veçante nga te tjeret. Edhe keta jane njerez si te gjithe te tjeret, por keta jane njerez qe nuk ankohen, as kur bie apo hipe valuta, as kur bien tregjet e punes, as kur vendin e kap recesioni, keta e kane jeten e pa ndryshuar, disa kane dashur ta perjetojne kete jete, te tjeret kane humbur pasurine ne bixhoz, ka qe kane qene te implikuar ne narkomani, disa kane lindur dhe rritur pa perkujdesjen e prinderve… dhe shume nga ne do t’ishim keshtu po t’mos ndodhte intervenimi amerikan, dhe fale atyre ndryshimeve çfaredo qofshin ato, une kam respekt per keta njerez, sepse i tille isha edhe vete, spastrimi etnik dhe jeta disa diteshe ne kufi, nen qiellin e hapur me hapi mendjen, se pasuria fitohet dhe humbet, por jeta e njeriut ka shume me shume vlere se çdo gje, te jem “clochard” e kam perjetuar, si se kam perjetuar…

Dhe asgje nuk me befason, edhe kur kam edhe te mos kam, liria dhe qielli i hapur eshte shume me shume se jeta ne burg kolektiv dhe ne nje kamp perqendrimi kolektiv, ne te cilin jetuam te gjithe pa perjashtim gjate atyre neteve dhe diteve te ankthit, nen regjimin e satrapit Millosheviq, duhet te gezohemi qe jemi gjalle, te tjerat do te vijne dalengadale, dashuria dhe solidariteti jane virtytet me te larta te njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …