Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari bënë homazhe te varret e Tahir Mehës dhe Nebih Mehës

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari bënë homazhe te varret e Tahir Mehës dhe Nebih Mehës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve që ka bërë te varri i Tahir dhe Nebih Mehës, në 37 vjetorin e rënies së tyre heroike, ka thënë se rezistenca dhe lufta heroike e Tahir dhe Nebih Mehës tregoi se shqiptarët nuk do të frikësohen më para regjimit të atëhershëm që burgoste dhe maltretonte rininë e Kosovës”.  “Edhe më herët ishte Ahmet Delia, pastaj Tahiri e Nebihu, por ai që vërtet na nderon të gjithëve  si komb është komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, pas homazheve te varri i Tagi dhe Nebih Mehës, në Prekaz  tha se është obligim i të gjithëve t’i nderojmë dhe respektojmë heronjtë dhe dëshmorët tanë. Ai tha se rënia e tyre 37 vjet më parë i ka motivuar të rinjtë dhe të rejat se si duhet atdheu. Ilir Meha, nipi i Tahir Mehës, falënderoj kryeministrin Haradinaj për ardhjen në Prekaz, për të nderuar gjakun e derdhur për liri të heronjve të parë të luftës së Shaban Polluzhës. Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe themelet e Kullës së Rezistencës së Tahir e Nebih Mehës dhe Kullën e familjes Meha dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi flamurin kombëtar nipit të Tahirit, Ilir Mehës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …