Në shenj revolte kundër përjashtimit nga Kuvendit të deputetëve të opozitës, e cila po e artikulon zërin e arsyes dhe të së vërtetës lidhur me zhvillimet aspak të favorshme vend, Radio-Kosova e Lirë, (një medium elektronik që ka transmetuar program në zonat e luftës së UÇK-së dhe për zërin e së cilës kanë rënë dëshmorë të kombit dhe martirë të lirisë), ka marrë vendim që të mos publikojë asnjë lajm nga punimet e Kuvendit të Kosovës derisa atje të kthehen deputetët e opozitës. Nuk na duket se ka kuptim raportimi për punimet e Kuvendit ku shqyrtohen dhe aprovohen ligje pa praninë e deputetëve të opozitës dhe derisa një pjesë prej tyre po mbahen në burg.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
