MPJ: Serbia po përdorë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete të mos njohur Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme reagon pas ndalimit të e dy pjesëtarëve të FSK-së nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion se dje pasdite dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë së Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak. Kjo ministri nëpërmjet një komunikate për medie ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme proteston për sjelljet e tilla të pahijshme dhe tendencioze ndaj pjesëtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK-së dhe të komunitetit serb të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sjelljet dhe veprimet e tilla të autoriteteve serbe të Beogradit janë dëshmi se Beogradi zyrtarë flet diçka tjetër, ndërsa në terren vepron në forma të vjetruara të shekullit të kaluar”, është thënë në komunikatën e MPJ-së

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …