Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave
të Njeriut, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës do të hap ekspozitën
‘Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në
Kosovë 1998-1999”, e autores Fetnete Ramosaj. Kjo ekspozitë do të hapet me 3
dhjetor, ditën e enjte, në orën 18:00 në Galerinë e
“Pallatit të Rinisë” në Prishtinë. Studiuesja dhe veprimtarja,
Fetnete Ramosaj është autore e disa librave dhe dhjetëra studimeve që pasqyrojnë
krimet e shtetit serb në Kosovë si dhe aktivitetin e organizatave ekstremiste
serbe në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?
Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
