Më 12 prill 2019 në Burim do të organizohet manifestimi i 20 vjetorit të “Ditës së Dëshmorëve" të kësaj komunës

OVL-UÇK dhe komuna Ferizajt nesër me 12 qeshor 2018 me aktivitete e shënojnë ditën e çlirimit të qytetit

Komuna e Ferizajt dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – në këtë qytet për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Ferizajt i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në programin e organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe Organizatat e dala nga lufa e UÇK-së!

“12 QERSHOR – DITA E ÇLIRIMIT TË FERIZAJT Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, ftoheni nesër 12.06.2018 në ditën e çlirimit të qytetit tonë, sipas programit të organizuar nga Komuna e Ferizajt dhe Organizatat e dala nga lufa e UÇK-së! Të festojmë lirinë gjithmonë duke pasur në kujtesën tonë sakrificën e të gjithë Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së. Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit! Sinqerisht, Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – degët Ferizaj!”, thuhet në njoftim.

Manifestimi mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

Agjenda: Ora 9:30 – nisja nga Komuna; 0ra 10:00 – homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së; ora 11:00 – Akademi Solemne në Teatrin “Adriana”. Pjesa foljore, pjesa artistike, kori dhe Orkestra e Qytetit; ora 18:00 – Ekspozitë kolektive e artit pamor Galeria & SHAF “Zef kolombi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …