Valon Ramadani

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton që pagesa për RTK-në të bëhet përmes faturave të KEDS-it

Lëvizja Vetëvendosje propozon që pagesa e qytetarëve për Radio Televizionin e Kosovës të bëhet përmes Postës së Kosovës, duke kundërshtuar kështu që pagesa të mblidhet përmes kompanisë KEDS. Deputeti i kësaj partie, Valon Ramadani, përmes një konference për media, ka shprehur pakënaqësinë edhe me tarifën që është përcaktuar në projektligjin që është duke u hartuar për RTK-në. Ai u shpreh se grupi punues i Komisionit për Media ka vendosur se pagesa të jetë 2.5 euro në muaj, e që Ramadani e quan si të papërballueshme për qytetarët e vendit. Ramadani ka treguar edhe arsyen se pse janë kundër që KEDS të bëjë mbledhjen e pagesës për transmetuesin publik, duke thënë se provizioni që merr kjo kompani private është 50 cent për çdo pagesë, e që i bije 2.5 milionë euro në vit.

Kundërshtim kjo parti ka edhe sa i përket asaj që Komisioni parlamentar që mbikëqyr transmetuesin publik ka marrë iniciativën për ta hartuar projektligjin. Ai thotë se kanë kërkuar që ekspert të fushës të merren me projektligjin për televisionin publik. Madje, ai tha se kanë kërkuar debat publik në çdo komunë të Kosovës me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre në mënyrë që të marrin edhe qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje sipas Ramadanit, e konsideron si të papranueshëm versionin e tanishëm të këtij projektligji, e në bazë të kësaj ai u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të mos e pranojnë këtë version. Ndryshe, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të mblidhet nesër për shqyrtimin e këtij projektligji.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …