Diaspora prej pasluftes dha miliarda euro për Kosovën

Ndihma që ka dhënë Diaspora në formë
mjetesh për Kosovën, qysh prej përfundimit të luftës e deri më tani, llogaritet
në mbi 10 miliardë euro. Siç bëjnë me dije të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore
të Kosovës, shumat e dërguara përmes rrugëve zyrtare nga diaspora prej vitit
2004 deri në maj të këtij viti, kapin vlerën 6.3 milionë euro. Gjermania edhe
më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në vendin
tonë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, etj. Sipas po këtyre të dhënave,
bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani kanë dërguar mjete në vlerë të
afro 1 miliardë eurove, të pasuar nga ata të Zvicrës me 600 milionë, pastaj
Italisë dhe Austrisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …