Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim nën kampionin ballkanik në Classic Bodybuilding, ferizajasin Aldon Sadiku

Paraditen e së premtes, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim ferizajasin Aldon Sadiku i shpallur nënkampion në kategorinë classic bodybuilding në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani prej 18-20 maj 2018, pjesëmarrës të së cilës ishin nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Nënkampioni Sadiku ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen që po i jep në vazhdimësi sportit dhe të rinjve të dëshmuar me suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Në anën tjetër, edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar detajisht me gjendjen në sportin ferizajas dhe investimet që priten të realizohen së shpejti. Në këtë kuadër, ai ka garantuar mbështetjen e sportistëve kulminante në pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare, duke theksuar se këto suksese nuk janë vetëm suksese individuale por të rëndësishme edhe për qytetin tonë, duke e promovuar atë jashtë kufijve shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …