Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e reja të kësaj partie në Shtime

Kadri Veseli thotë se Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe energjia që të ata mund të sjellin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë para delegatëve të Rinisë Demokratike në Vushtrri se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij viti. Por sipas Veselit, të rinjtë kanë besim dhe do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës nëpërmjet ideve të tyre inovatore. Ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe idetë e tyre për ta zhvilluar dhe integruar Kosovën gjatë Dekadës së Re në Bashkimin Evropian.

“Partia Demokratike e Kosovës beson tek rinia dhe energjia që të rinjtë sjellin. PDK-ja gjithmonë u ka dhënë hapësirën meritore të rinjve në vendimmarrje. Ju sot po filloni një angazhim të ri politik për të ardhmen më të mirë të vendit. Mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re dhe kjo është dëshmia më e mirë se partia jonë po fuqizohet dhe reformohet me energji e ide të reja për të ardhmen e shtetit”, ka deklaruar Veseli. Në këtë kuvend zgjedhor i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka thënë se platforma Dekada e Re është krijuar nga lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli për të rinjtë e vendit, pasi siç ka thënë Ismaili, PDK-ja beson tek rinia dhe i jep asaj hapësirën e merituar në vendimmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …