Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: 4 shqiptarët e mëdhenj që e mposhtën Serbinë në Rusi

Ndeshja Zvicër-Serbi në Rusi në këtë Kampionat Botëror të Futbollit, për faktin se për Zvicrën lojtarët më të mirë dhe kryesorë të saj ishin shqiptarë, jo vetëm sporti por edhe media, nga politika dhe shovinizmi  e nga tifozeria harbute dhe publiku serb shpërtheu urrejtja, barbaria, huliganizmi dhe primitivizmi  kolektiv serb kundër shqiptarëve.

Katër shqiptarët e mëdhenj: Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe Xhemaili u përballen dhe mposhtën burrërisht dhe heroikisht shovinizmin dhe antishqiptarizmin serb  të përkrahur dhe mbështetur edhe nga aleatja e tyre Rusia, pikërisht në Rusi, në vëndin organizator të Kampionatit Botëror 2018, ku në këtë ndeshje u bënë bashkë serbë e rusë  kundër shqiptarëve  sikur të ishte një ndeshje Kosovë-Serbi.

Primitivizmi dhe agresiviteti bastard e vulgar mediatik dhe politik antishqiptar serb kundër katër shqiptarëve të mëdhenj të futbollit botëror dhe sidomos kundër  yllit  shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqiri,ishte vazhdimësi e etheve dhe e urrejtjes  patologjike historike shoviniste të Serbisë dhe të popullit serb kundër shqiptarëve.

Serbët i tmerron çdo gjë shqiptare, çdo simbol dhe çdo ndjenjë kombëtare shqiptare, edhe gjuha, edhe flamuri edhe shqiponja, edhe sporti dhe sportistët shqiptarë, por serbët i tmerron madje edhe këpuca e Xherdan Shaqirit pse ajo ka flamurin e Shtetit të Kosovës.

Tashmë për këtë besoj se u bindën edhe ata pak shqipfolësa që simpatizojnë dhe janë tifozë të Serbisë.

Nga kjo verbëri dhe urrejtje patologjike serbe kundër shqiptarëve të humburit e mëdhenj dolën serbët, jo vetëm per faktin se Zvicra dhe shqiptarët e mundën  në këtë ndeshje futbolli Serbinë me rezultatin 2:1, gjë të cilën serbët pas disfatës dërrmuese e pranuan  me deshperim edhe  vetë duke deklaruar se: shqiptarët na hodhën në greminë, por ajo e cila e bën më madhështore fitoren e Xherdanit, Valonit, Xhakës dhe Blerimit është fakti se përderisa Serbia, nga urrejtja , verbëria dhe shovinizmi barbar i saj  i dha kësaj ndeshje karakter të thellë politik, dhe si pasojë   e kësaj Serbia jo vetëm se u mposht në sport ,por ajo pësoi një disfatë të rëndë  edhe politike dhe diplomatike  në rang botëror nga shqiptarët e mëdhenj të futbollit .

Kjo pasi futbolli është aktiviteti më i rëndësishëm dhe më global se çdo aktivitet tjetër i cili shikohet, analizohet,  propagandohet, vlerësohet dhe që shikohet e ndiqet nga miliona e milona pse jo edhe nga miliarda njerëz të Botës, dhe sidomos me këtë ndeshje shqiptarët e ngritën lart krenarinë  kombëtare, përderisa i gjithë opinioni botëror u trondit dhe u skandalizua me ato se  çfarë  shëmtie e poshtësie shovinizmi, antisportive, anticivilizuese paraqitën ,deklaruan dhe u shpërfytyruan serbët  prej primitivizmin, prej harbutërisë dhe prej urrejtjes së tyre kundër shqiptarëve.

Prej këtyre 4 shqiptarëve u sfidua më parë në këtë Botëror edhe 5 herë kampionia e Botës, aleati diplomatik të Serbisë, Brazili, i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Shqiptarët që luajtën për Zvicrën nderuan Shtetin zviceran, e përfaqësuan denjësisht  atë , Zvicrën, e   cili është atdheu i dytë i mbi 200 mijë shqiptave të cilët jetojë dhe punojnë atje. Kjo gjë i bën të 4 futbollistët akoma edhe më krenarë, pasi luajtën për një vënd ku shqiptarët janë mirëpritur dhe integruar shumë mirë  atje. Dhe kontributi i këtyre fotbollistëve  shqiptarë  për Zvicrën sjell patjetër  edhe rritjen  e mirënjohjes  dhe të respektin  të Zvicrës dhe të zviceranëve  për shqiptarët në përgjithësi.

Prej këtyre 4 shqiptarëve të mëdhenj si ndjehen tashmë edhe ato shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës së Xh.Shaqirit dhe të G.Xhakës të cilët me golat e shenuar pej tyre e dërrmuan dhe  e shpartalluan Serbinë në këtë Botëror, madje në Rusi e cila është  aleate të antishqiptarizmit serb, dhe tashmë simboli i shqiponjës shqiptare i bërë me duar nga Shaqiri e Xhaka dhe madje edhe nga soportistë të kombeve të tjera në shenjë respekti dhe admirimi për sportin dhe sportistët shqiptarë tashmë ka kaluar nëpër tërë Botën dhe kjo i trëmb jo vetëm serbët por edhe tifozët rusë të cilët janë dëgjuar që  të dëshpëruar të kakarisin  si ata serbë që “Kosova është Serbi”. Prandaj 4 spotistët e mëdhenj shqiptarë të Pëfaqësueses së Zvicrës janë heronj , dhe nuk ka pse ndokush, që vetë nuk bën asgjë dhe që është askushi  edhe mund të mos jetë dakord për këtë fakt nga xhelozia dhe egoizmi.

Kudo ku janë shqiptarët në Botë, ata shqiptarë vepërmirë e vepërlartë; patriotë  dhe me dinjitet, me personalitet dhe integritet humanitar, artistik, politik, diplomatik, intelektual, shkencor, kulturor, akademik dhe sidomos sportiv siç edhe janë këta sportistë të mëdhenj  në Zvicër, ata  janë  pasuri, imazh dhe  krenari  kombëtare.

Këto le të jenë si shëmbuj dhe le të shërbejnë si leksione për politikën dhe për politikanët shqiptarë  të cilët kanë  interesin e ngushtë  personal mbi intereisn kombëtar,  dhe prej të cilëve Shqipëria dhe Kosova janë vënde ku korrupsioni  dhe antiligji bëjnë  kërdinë bashkë me krimin dhe hajninë e madhe politike, të cilat i mbajnë dy shtetet shqiptare në  prapambertje demokratike  dhe në moszhvillim e  mosintegrim.

(Skënder Sadri KAPITI, Autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT” dhe Veteran i UÇK-së. Durrës.)

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shqipëria, institucionet shtetërore të saj bashkë me Kosovën!

Të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me çdo kusht që Maqedonia e Veriut ta respektojë barazinë …