PDK

Disa ministra nga PDK-ja refuzojnë vendimin e Qeverisë për rritjen qind për qind të pagave

Disa ministra në Qeverinë e Kosovës, kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po refuzojnë vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave. Ata  kanë deklaruar se nuk do ta marrin pagën me rritje. I pari që kishte sfiduar vendimin e kryeministrit Haradinaj, ishte ministri i Financave, Bedri Hamza. Po ashtu, edhe një ministër tjetër i PDK-së, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se do ta refuzojë pagën me rritje. Kurse, ministra të tjera nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media, kishte deklaruar se janë duke diskutuar me ministrat tjerë se a do ta pranojnë apo ta refuzojnë pagën me rritje. Ministrat nga partitë tjera të koalicionit, nuk e shohin si problem rritjen qind për qind të pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …