Veseli: Kosova do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

Kryekuvendari Veseli: Kosova është shembulli më pozitiv në rajon e më gjerë i funksionimit të drejtësisë kushtetuese

Kryekuvendari, Kadri Veseli, i ka uruar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të cilët sot janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Ai ka thënë së Kosova është shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese. Ndërsa këtë institucion Veseli i ka vlerësuar si tëresisht të kosovarizuar nga dita e sotme.

“Sot Kuvendi i Kosovës përzgjodhi anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ndonëse shtet i ri, Kosova është dëshmuar shembulli më pozitiv, në rajon e më gjerë, i funksionimit të drejtësisë kushtetuese. Gjykatësve të sapozgjedhur iu urojmë punë të mbarë dhe efektive në vazhdimin e traditës së mirë që ka krijuar Gjykata Kushtetuese, por edhe avancim të standardeve që kërkohen prej saj. Kjo merr rëndësi të veçantë, nga fakti se, nga sot, Gjykata Kushtetues e Kosovës, është një institucion tërësisht i kosovarizuar, meqë më nuk do të ketë anëtarë ndërkombëtarë në përbërjen e saj”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …